Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkohet paraburgim ndaj një gjinekologu për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor


Gjilan, 22 Maj 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda
ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.TH., për shkak të
dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor’’, të
Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
 
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 Maj 2021, i pandehuri V.TH., në
Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka trajtuar në mënyrë të
pandërgjegjshme mjekësore të dëmtuarën D.TH., në atë mënyrë që me rastin e lindjes së
saj, duke përdorur metodat e pa përshtatshme të mjekimit, pas lindjes, për një kohë të
shkurtë është konstatuar se fëmija është pa shenja jete.
 
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i fëmiut është dërguar për obduksion në
Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa i pandehuri V.TH., gjendet në ndalim 48 orësh.
 
Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH
Prokuroria Themelore Gjilan