Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel diskuton realizimin e buxhetit

Prishtinë, 26 prill  2021 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i KPK-së, nën udhëheqjen e Ariana Shajkovcit, kryesuese, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin janë diskutuar pikat e parapara me agjendë.

Gjatë takimit të sotëm është diskutuar realizimi i buxhetit të sistemit prokurorial sipas kategorive ekonomike, në veçanti realizimi i buxhetit në kategorinë e pagave dhe mëditjeve, si dhe realizimi i projekteve kapitale për periudhën janar-mars 2021.

Po ashtu, është diskutuar për situatën aktuale të secilit projekt dhe për projektet të cilat kërkohet që të rishikohen me procesin e rishikimit të buxhetit për vitin 2021.