Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prezantohet drafti i Rregullores për Dosjet Personale të Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 2 prill 2021 – Komisioni për Çështje Normative, i udhëhequr nga kryesuesi  Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarët e komisionit dhe Grupi punues për hartimin e draftit të Rregullores për dosjen personale të Prokurorit të Shtetit.

Si pikë e rendit të ditës së këtij komisioni ishte prezantimi dhe diskutimi i draftit të Rregullores për dosjen personale të Prokurorëve të Shtetit, me ç’rast gjatë mbajtjes së tij, u tha se qëllimi i hartimit të kësaj rregulloreje është nevoja për të pasur një akt, me anë të të cilit do të bëhet unifikimi i menaxhimit të dosjeve të prokurorëve.

Rrjedhimisht, kjo rregullore përcakton krijimin, mbajtjen, mënyrën e ruajtjes, qasjes dhe menaxhimin e dosjes personale të institucionit të Prokurorit të Shtetit.

Ndër të tjera, Komisioni për Çështje Normative ka kërkuar nga Grupi punues plotësimin edhe të disa dispozitave të këtij akti të rëndësishëm për sistemin prokurorial, pas shqyrtimit të të cilave, do të procedohet për miratim nga Këshilli Prokurorial.