Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Ujkani takon drejtuesit e Doganës në Mitrovicë


Mitrovicë, 31 mars 2021- Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, z.Ismet Ujkani së bashku me prokurorin z.Shyqyri Syla, kanë takuar drejtorin regjional të Doganës së Kosovës në Mitrovicë z.Agim Nika me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit u diskutuan çështjet që janë në interes të dy palëve sikurse luftimi i  kontrabandimit të mallërave, luftimi i ekonomisë informale, tregtisë së ndaluar, dhe çështje tjera që u takojnë të dy institucioneve.

Kryeprokurori Ujkani ka shprehur mbështetjen e tij për punën e Doganës së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë që edhe në të ardhmen të vazhdohet bashkëpunimi në mes të dy institucioneve.