Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Telegram ngushëllimi i Kryeprokurorit, prokurorëve dhe stafit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, drejtuar familjes Fejza, me rastin e vdekjes së prokurorit të kësaj prokurorie, Ibrahim Fejza

Mitrovicë, 23 mars 2021
 
E nderuara Familje Fejza,
Lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut e bashkëpunëtorit tonë shumë të dashur dhe të respektuar, prokurorit Ibrahim Fejza e morëm me dhimbje dhe pikëllim të thellë.
Me këtë rast ju shprehim ngushëllime duke ndarë dhimbjen me Ju, vdekja e tij është humbje e madhe për Ju si familje, por edhe për ne si kolegë të të ndjerit dhe tërë sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.
Prokurori i ndjerë Ibrahim Fejza do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona si shembull i përkushtimit profesional, njerëzor dhe i dashur për kolektivin dhe më gjerë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
 
Me respekt,
Kryeprokurori
Ismet Ujkani