Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Ujkani dhe prokurori Syla takojnë drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë - veri


Mitrovicë, 18 mars 2021- Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, z.Ismet Ujkani dhe prokurori z.Shyqyri Syla, kanë mbajtur një takim pune me strukturat drejtuese të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë-veri, drejtorin Nenad Gjuriq, zv/drejtorin Besim Hoti, komandantët e Stacioneve Policore Mitrovicë-Veri, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, si dhe me udhëheqësit e hetimeve nëpër këto stacione policore.

Në takim janë diskutuar çështjet e bashkëpunimit në mes të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Policisë Rajonale në Mitrovicë-veri, me ç`rast janë pajtuar që bashkëpunimi i deritashëm  do të vazhdojë  edhe në të ardhmen me qëllim të luftimit të gjitha dukurive negative në regjionin të cilin e mbulon kjo prokurori.
Po ashtu, gjatë takimit Kryeprokurori Ujkani ka kërkuar që me prioritet të trajtohen rastet e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, kontrabandimit të mallërave, dhe dhunës në familje, duke mos përjashtuar rastet tjera.  

Gjatë takimit është dakorduar që Prokuroria Themelore e Mitrovicës dhe stacionet policore të Rajonit të Mitrovicës – veri do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe do të mbajnë kontakte të rregullta, sepse në këtë mënyrë do të tejkalohen sfidat në punën e përditshme.