Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet realizimi i objektivave të komisioneve të përhershme të KPK-ë

Prishtinë, 16 shkurt 2021 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka mbajtur takim me Zëvendëskryesuesin e KPK-së, kryetarët e sapozgjedhur të katër komisioneve të përhershme dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së.

Konkretisht, qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për hartimin e planeve të punës së Komisionit për Çështje Normative, Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, Komisionit për Administrimin e Prokurorive dhe Komisionit për Vlerësim të Performancës së Prokurorëve dhe zbatimi i tyre në përputhje me Planin e punës së KPK-së për vitin 2021. Gjithashtu në fokus të takimit ishte edhe diskutimi për koordinimin dhe mbështetjen e këtyre komisioneve nga ana e administratës dhe metodologjia e punës së tyre në mbështetje të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kryesuesi Maloku kërkoi nga kryetarët e komisioneve të përhershme që të kenë angazhim maksimal për realizimin e planeve të komisioneve, por edhe koordinim të mirëfilltë gjatë realizimit të punëve, harmonizim dhe unifikim të procedurave të punës dhe organizimit të tyre.

Rrjedhimisht, gjatë këtij takimi, u tha se efikasiteti i punëve të komisioneve të përhershme të KPK-së ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin e shumë fushave përbrenda sistemit prokurorial.

Komisionet e përhershme të KPK-së ndihmojnë Këshillin në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të parapara me Kushtetutë dhe ligj, si dhe zgjidhen nga KPK-ja, kurse mandatin e kanë të përcaktuar në bazë të ligjit dhe akteve të tjera nënligjore.