Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KOMUNIKATË PËR MEDIA


Ferizaj, 06 Janar 2021 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ka filluar hetimet në lidhje me rastin e shpërthimit që ka ndodhur dje në restaurantin “Steak House” në Ferizaj,  ku si pasojë  e tij mbetën të lënduar dyzetekatër (44) persona.

Dyshimet e para lidhur me këtë rast janë që ka shpërthyer një bombolë gazi dhe ky rast është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

 

Prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke mbledhur informatat e e nevojshme me qëllim të zbardhjes së këtij rasti dhe rrethanave që kanë quar deri në ngjarjen tragjike.