Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisioni për Administrimin e Prokurorive mbanë takimin e fundit për këtë vit

Prishtinë, 28 dhjetor 2020 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesja e komisionit Radica Milic, ka mbajtur takimin e radhës.

Në këtë takim Kryesuesja i njoftoi anëtarët e Komisionit lidhur raportin për gjendjen e lëndëve të vjetra - shpërndarja e lëndëve tek prokurorët në Prokurorinë Themelore në Gjakovë. 

Komisioni gjatë takimit diskutoi edhe Raportin vjetor të punës, ku Kryesuesja e Komisionit i prezantoi rezultatet e arritura që kanë rezultuar me transferime dhe avancime në prokurori të caktuara ku është parë që ka ngarkesë më të theksuar me lëndë.

Për më tepër, u theksua roli i rëndësishëm i Komisionit i shfaqur përmes monitorimit dhe zbatimit të akteve nënligjore të administrimit nga ana e prokurorive, gjë e cila është bërë përmes vizitave dhe raporteve të ndryshme me të gjetura.