Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Fillon intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokurorë të 6 prokurorive themelore


Prishtinë, 7 dhjetor 2020 – Ka filluar procesi i intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit dhe për Kryeprokurorë të prokurorive themelore të Ferizajt, Gjilanit, Prizrenit, Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës.

Paneli për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit përbëhet nga 5 anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), përfshirë Kryeprokurorin e Shtetit, dhe kryesohet nga Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni.

Edhe paneli për përzgjedhjen e kryeprokurorëve të 6 prokurorive themelore, përbëhet nga 5 anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), përfshirë Kryeprokurorin e Shtetit, i cili po ashtu kryesohet nga Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni.

Të gjithë kandidatët që do zgjedhën si kryeprokurorë të prokurorive përkatëse punën në pozitën e re do ta fillojnë nga 1 janari i vitit 2021.

Procesi i intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokurorë të 6 prokurorive themelore është duke u monitoruar nga organizata e shoqërisë civile “Grupi për Studime Juridike dhe Politike”.