Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisioni për Administrimin e Prokurorive mbanë takimin e radhës


Prishtinë, 25 nëntor 2020 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesja e tij, Radica Milic, ka mbajtur takimin e radhës.

Në këtë takim kryesuesja Milic njoftoi anëtarët e Komisionit lidhur me disa aktivitete të cilat janë realizuar në bashkëpunim me NJSHPP-në.  

Komisioni gjatë takimit diskutoi edhe Raportin 9 mujor të punës së Prokurorit të Shtetit,  ku u informuan në detaje për ngarkesën e prokurorive dhe prokurorëve me lëndë dhe shkallën e efikasitetit të punës në këtë periudhë, marrë parasysh situatën me pandeminë Covid-19.

Komisioni po ashtu diskutoi edhe për gjendjen e lëndëve të vjetra në sistemin prokurorial, si dhe funksionimin dhe problemet e identifikuara gjatë aplikimit të SMIL-it.