Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet Draftrregullorja për angazhimin e përkthyesve dhe interpretëve në sistemin prokurorial

Prishtinë, 25 nëntor 2020 – Është mbajtur takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesi i tij, Zejnullah Gashi, ku u diskutua drafti i Rregullores për angazhimin dhe përcaktimin e tarifave për kompensimin e përkthyesve dhe interpretëve në sistemin prokurorial.

Anëtarët e Komisionit për Çështje Normative dhe përfaqësuesit e Zyrës Ligjore diskutuan për kriteret për angazhimin e interpretëve dhe përkthyesve, procedurën për angazhimin e tyre, skemën e kompensimit, si dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me këtë draftrregullore.