Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes KPK-së dhe AKK-së

Prishtinë, 17 nëntor 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i Kosovës, Bahri Hyseni dhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për ofrimin e qasjes ndërinstitucionale në të dhënat elektronike.

Konkretisht, qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është krijimi i bashkëpunimit për qasje në Regjistrin për të drejtat në pronën e paluajtshme, me ç’rast Këshilli Prokurorial dhe Agjencia Kadastrale do të përgatisin Procedurën Standarde të Veprimit për ofrimin e të dhënave, të cilat do të jenë të qasshme vetëm nga përdoruesit e autorizuar në të dyja institucionet.

Gjithashtu, gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Kryesuesi Hyseni dhe Drejtori Ahmeti, kanë thënë se ky memorandum do të avancojë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve dhe do të ngritë efikasitetin për luftimin e dukurive kundërligjore.