Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Arrestohen nëntë (9) persona të dyshuar për krime kibernetike dhe mashtrim

Prishtinë 12 nëntor 2020 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, si dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar (Gjermaninë), pas hetimeve disamujore dhe shkëmbimit të informacioneve me Autoritetet Gjermane,  gjatë ditës janë kontrolluar 13 lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Vushtrri, ku janë arrestuar nëntë (9) persona të dyshimtë (disa prej tyre në flagrancë).

Bazuar në dyshimet e mbledhura gjatë hetimeve, është ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i bazuar që të dyshuarit me inicialet A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z dhe H.B., në bashkëveprim me njëri tjetrin, me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme, përmes sistemeve kompjuterike kanë komunikuar përmes e-maileve dhe telefonit me viktimat, kryesisht shtetas të huaj, të cilët i kanë mashtruar dhe më pas detyruar që përmes institucioneve mikro-financiare që operojnë në Republikën e Kosovës, të ju dërgojnë mjete financiare (para) në vlera të ndryshme.

Po ashtu, gjatë këtij operacioni janë sekuestruar, të gjitha provat relevante të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave penale

Gjithashtu, në cilësi të provave janë sekuestruar:

-           35 (tridhjetë e pesë) shtëpiza kompjuteri;

-           31 (tridhjetë e një) monitorë kompjuteri;

-           4 (katër) llaptopa;

-           1 (një) veturë Audi A8;

-           15 (pesëmbëdhjetë) telefona mobil;

-           5 (pesë) USB;

-           53 (pesëdhjetë e tre) CD;

-           2 (dy) revole me gaz;

-           52 (pesëdhjetë e dy) copë municion;

-           Dokumentacion i ndryshëm (fletore, dorëshkrime etj.).

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, tetë (8) të dyshuarit me inicialet A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z janë dërguar në mbajtje, ndërsa, e dyshuara me inicialet H.B., është liruar në procedurë të rregullt.