Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkohet paraburgim ndaj të miturit për dhunim dhe fotografim të paautorizuar


Gjilan, 03 Tetor 2020  – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan, ndaj një të dyshuari të mitur, pasi  dyshohet se ka dhunuar dhe pa autorizim ka incizuar të dëmtuarën e mitur.

 

Rasti ka ndodhur në komunën e Gjilanit, ku dyshohet se i mituri gjatë muajit Janar 2020, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur dhe gjatë marrëdhënieve seksuale pa auorizim e ka incizuar, pastaj të njëjtin incizim e ka publikuar.

 

Në këtë mënyrë dyshohet se i mituri ka kryer veprat penale ‘’Dhunimi’’ dhe ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.