Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet zbatimi i aktiviteteve të Projektit të IPA-s në sistemin prokurorial

Prishtinë, 16 tetor 2020 – Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, ka pritur në takim ekspertët e Projektit të IPA-së, Dragomir Jordanov, Cristian Nicoara dhe Volkman Theobald. 

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i nevojave për ngritjen e kapaciteteve dhe koordinimin e projektit të IPA-së për mbështetje të sektorit të drejtësisë (EUKOJUST), i cili është në fazën e përgatitjes finale për të filluar zbatimin e aktiviteteve të parapara. 

Në këtë takim është diskutuar veçanërisht fokusimi i përbashkët për implementimin e këtij projekti të rëndësishëm me anë të krijimit të një liste konkrete të nevojave që ka sistemi prokurorial i Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Lavdim Krasniqi, është caktuar nga Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, si pikë kontakti për koordinimin e aktiviteteve të këtij projekti me ekspertët e IPA-s.