Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Hyseni priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të AKK-së, Ahmeti

Prishtinë, 16 tetor 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, ka pritur në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, me të cilin ka diskutuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët.

Gjatë këtij takimi u bisedua për zhvillimin dhe avancimin e mirëmbajtjes, sigurimit dhe ruajtjes së të dhënave, të cilat i posedon dhe menaxhon Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe mundësia e shkëmbimit të tyre për nevojat profesionale të mbështetura ligjërisht për sistemit prokurorial.

Kryesuesi Hyseni, tha se sistemi prokurorial i Kosovës është duke zhvilluar dhe avancuar sistemin e vet elektronik dhe është duke bërë ndërlidhje të komunikimit elektronik me shumë institucione të tjera në interes të luftimit të veprimeve të mundshme kundërligjore, andaj është i rëndësishëm edhe avancimi i komunikimit me Agjencinë Kadastrale.

Në anën tjetër, Kryeshefi Ahmeti shprehu gatishmërinë për identifikimin e hapave konkretë për thellimin e bashkëpunimit me sistemin prokurorial të Kosovës.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin e rregullt për realizimin e objektivave dhe punëve në interesit të përbashkët ndërinstitucional.