Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Shqyrtohet Raporti financiar i sistemit prokurorial për periudhën janar-shtator 2020

Prishtinë, 7 tetor 2020 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga prokurorja Dëshirë Jusaj, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin kanë marrë pjesë anëtarët e këtij komisioni, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, udhëheqësit dhe stafi i njësive përkatëse të Sekretariatit të KPK-së.

Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i Raportit financiar për periudhën janar-shtator 2020, me ç’rast u diskutua për mbarëvajtjen buxhetore përgjatë nëntë muajve të kaluar në të gjitha nivelet e sistemit prokurorial të vendit.

Gjithashtu, anëtarët dhe pjesëmarrësit janë njoftuar në takimin e sotëm me zhvillimet lidhur me Kërkesën Buxhetore 2021-2023 dhe proceset e personelit në sistemin prokurorial.