Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet performanca e prokurorëve të rinj

Prishtinë, 7 tetor 2020 – Me iniciativë të Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, u mbajt takimi konsultativ mes Komisionit për Vlerësimin e Performancës se Prokurorëve (KPK), të udhëhequr nga Ikramije Bojaxhiu dhe Akademisë së Drejtësisë së Kosovës, të udhëhequr nga Enver Fejzullahu, Drejtor Ekzekutiv, në të cilin u diskutuan çështjet e përbashkëta lidhur me aspektet e performancës së prokurorëve të rinj gjatë trajnimit fillestar në Akademinë e Drejtësisë.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe për përmbajtjen e moduleve trajnuese, nevojat e krijimit të moduleve me tema të reja në programet e vazhdueshme dhe të specializuara për të gjithë prokurorët, përmes të cilave do të ngritet niveli i performancës së prokurorëve në sistemin prokurorial.

Pjesëmarrësit u pajtuan që në të ardhmen të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve të tyre me interes të përbashkët për të dyja institucionet.