Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisionit për Çështje Normative finalizon dy draftrregullore

Prishtinë, 6 tetor 2020 – Është mbajtur takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesi i tij, Zejnullah Gashi, ku u diskutuan për finalizimin e dy draftërregulloreve.

Në fillim të këtij takimi, anëtarët e Komisionit për Çështje Normative, përfaqësuesit nga Zyra Ligjore dhe Ambasada Amerikane finalizuan Draftrregulloren për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.

Ndërsa në pikën tjetër të këtij takimi u diskutua dhe u finalizua Draftrregullorja për Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në fund të takimit, anëtarët e Komisionit për Çështje Normative janë pajtuar që këto dy drafterregullore të finalizuara në këtë takim, t’i propozohen Këshillit për miratim në takimin e radhës.