Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Zbatohet pilotimi i sistemit elektronik në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave

Prishtinë, 1 tetor 2020 – Nën mbikëqyrjen e Departamentit Teknologjisë Informative të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial i Kosovës ka filluar zbatimi i pilotimit të sistemit elektronik për menaxhimin e rasteve në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave në regjionin e Prishtinës.

Qëllimi i këtij pilotimi është transformimi i procesit të punës nga mënyra manuale në atë elektronike në ZMNV-të e të gjitha regjioneve dhe rritja e efikasitetit të tyre në procesin e punës së përditshme.

Gjithashtu, me anë të këtij sistemi elektronik, do të mundësohet mbledhja e informacioneve të shpejta dhe të sakta, përmes të të cilave do të nxjerrën raporte të besueshme statistikore dhe matje të performancës së stafit përkatës.

Ky pilotim do të zgjasë tre javë në regjionin e Prishtinës dhe më pas do të vihet në zbatim edhe në regjionet e tjera, kurse zhvillimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik në afat trevjeçar është financuar dhe mbështetur nga GIZ-i (Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit GmbH).