Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 30 shtator 2020 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesja e tij, Radica Milic, ka mbajtur takimin e radhës.

Fillimisht, Kryesuesja e Komisionit, njoftoi anëtarët për Raportin nëntëmujor të punës së këtij komisioni, raport ky, i cili është prezantuar në takimin e KPK-së.

Ndërkohë është diskutuar edhe për gjendjen e lëndëve të vjetra në sistemin prokurorial, funksionimin dhe problemet e identifikuara gjatë aplikimit të SMIL-it, si dhe për Raportin gjashtëmujor të punës së Prokurorit të Shtetit, me ç’rast anëtarët morën informacione të detajuara për gjendjen e lëndëve në punë gjatë kësaj periudhe në sistemin prokurorial dhe shkallën e efikasitetit të prokurorive në zgjidhjen e tyre, duke marrë parasysh situatën me pandeminë Covid-19.