Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet dorëzimi i lëndëve në Agjencinë Shtetërore të Arkivave

Prishtinë, 28 shtator 2020 – Anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Zejnullah Gashi, është takuar me Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), Bedri Zyberaj, me të cilin ka diskutuar për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arkivave.    
 
Në këtë kontekst është diskutuar edhe mundësia e dorëzimit të lëndëve të vjetra që gjenden në kuadër të arkivave të sistemit prokurorial të Kosovës, të cilat datojnë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, me ç’rast pritet që në të ardhmen të bëhet sistemi i tyre në hapësirat e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.
 
Rrjedhimisht, të dyja palët, vlerësuan lart rolin dhe rëndësinë e madhe që kanë burimet arkivore që gjenden në këto lëndë, të cilat përmbajnë materiale me vlerë të madhe historike për një periudhë pothuajse njëshekullore, duke shprehur gatishmërinë e përbashkët për ofrimin e bashkëpunimit të nevojshëm dhe koordinimin e punës në këtë drejtim, në mënyrë që të krijohen dhe avancohen proceset e punës për ruajtjen e trashëgimisë në arkivat institucionale, në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare në Kosovë.