Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Finalizohet Draftrregullorja për dosjen personale të Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 17 shtator 2020 – Është mbajtur takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesi i tij, Zejnullah Gashi, ku u diskutua dhe u finalizua Draftrregullorja për dosjen personale të Prokurorit të Shtetit.

Anëtarët e Komisionit për Çështje Normative, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit, përfaqësuesi nga Shoqëria Civile, si dhe përfaqësuesit nga Zyra Ligjore diskutuan për Njësinë përgjegjëse e cila do të menaxhojë, ruaj dhe përditësojë dosjen e Prokurorit të Shtetit, për detyrat e njësisë përgjegjëse dhe për pika tjera të kësaj rregulloreje.

Në fund të takimit, anëtarët e Komisionit për Çështje Normative janë pajtuar që ky draft t’i propozohet Këshillit për miratim në takimin e radhës.