Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Drejtori Krasniqi ka mbajtur takim me udhëheqësit e njësive të Sekretariatit

Prishtinë, 15 shtator 2020 – Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK), Lavdim Krasniqi, ka mbajtur takim me udhëheqësit e departamenteve dhe njësive tjera të SKPK-së.

Me këtë rast, udhëheqësit e departamenteve kanë prezantuar aktivitetet që planifikojnë  t’i realizojnë deri në fund të vitit.

Ndërsa, Drejtori Krasniqi nga të gjithë udhëheqësit e njësive të sekretariatit ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm në punë dhe realizim të planifikimeve të parapara. Po ashtu, ai ka kërkuar edhe fillim të analizimit për planifikim të hershëm të planeve të punës për vitin 2021.

Në këtë takim janë diskutuar edhe disa pika që lidhen me aktivitetet e përditshme të Sekretariatit dhe forma e realizimit të tyre gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.