Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Telegram ngushëllimi, drejtuar familjes Ademi, me rastin e vdekjes së z.Esat Ademi, prokuror i Prokurorisë Themelore të Gjilanit

Prishtinë, 16 gusht 2020

E nderuar familje Ademi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin sot për vdekjen e familjarit tuaj dhe kolegut tonë të nderuar, Prokurorit të Shtetit, z.Esat Ademi. Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për familjen Tuaj, por edhe për tërë sistemin prokurorial dhe përgjithësisht për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, më lejoni që në emrin timin personal dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella Juve për humbjen e zotëri Esat Ademi dhe njëkohësisht edhe kolegëve, miqve dhe të afërmve të tij.

Prokurori Esat Ademi ishte dhe mbetet shëmbëlltyrë e njeriut të ndershëm, i cili me përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit të tij.

Me ndjesinë dhe respektin më të thellë!

 

Sinqerisht i Juaji,

Bahri Hyseni

Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës