Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel

Prishtinë, 14 gusht 2020 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, nën udhëheqjen e kryesueses së tij, Dëshirë Jusaj, ka mbajtur takimin e radhës përmes video-konferencës, në të cilin kanë marrë pjesë anëtarët e këtij komisioni, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, udhëheqësit dhe stafi i njësive përkatëse të Sekretariatit të KPK-së.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte njoftimi lidhur me ndryshimet e bëra të buxhetit të Këshillit Prokurorial pas rishikimit të bërë në Kuvendin e Kosovës në harmoni me Ligjin për ndryshim të buxhetit për vitin 2020.

Rrjedhimisht gjatë këtij takimi është bërë edhe shqyrtimi i kërkesës për harmonizim dhe transfer të buxhetit 2020 brenda programeve buxhetore dhe projekteve kapitale te KPK-së