Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkohet paraburgim ndaj një personi të dyshuar për fajde


Gjilan, 30 Korrik 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit A.L., në afat prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Fajdeja’’, nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari A.L, duke e shfrytëzuar gjendjen e vështirë materiale të viktimës E.I., gjatë vitit 2017, në periudha të ndryshme kohore, i ka dhënë para me fajde në shumë të përgjithshme prej 100,000 Euro, me qëllim që pastaj t’ia kërkonte me kamatë prej 30%, me ç’rast vlera e përgjithshme sipas marrëveshjes që i dëmtuari kishte për t’ia kthyer të dyshuarit ishte 130,000 Euro, ku me këto veprime të njëjtin e ka sjellë në një gjendje të rëndë financiare dhe psikike – emocionale.

 

I dyshuari A.L., me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.