Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Telegram ngushëllimi, drejtuar familjes Ukshini, me rastin e vdekjes së z.Ismet Ukshini, prokuror i Prokurorisë Themelore të Gjilanit

Prishtinë, 18 korrik 2020

 

E nderuar familje Ukshini,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin sot për vdekjen e familjarit tuaj dhe kolegut tonë të nderuar, Prokurorit të Shtetit, z.Ismet Ukshini. Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për familjen Tuaj, por edhe për tërë sistemin prokurorial dhe përgjithësisht për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, më lejoni që në emrin timin personal dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella Juve për humbjen e zotëri Ismet Ukshinit dhe njëkohësisht edhe kolegëve, miqve dhe të afërmve të tij.

Prokurori Ismet Ukshini ishte dhe mbetet shëmbëlltyrë e njeriut të ndershëm, i cili me përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit të tij.


Me ndjesinë dhe respektin më të thellë!

Sinqerisht i Juaji,

Bahri Hyseni
Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës