Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Shqyrtohet drafti i Rregullores për arkivat e sistemit prokuriorial

Prishtinë, 14 korrik 2020 – Në kuadër të aktiviteteve të tij, Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi Zejnullah Gashi, ka analizuar draftin e Rregullores për arkivat e sistemit prokurorial të Kosovës.

Drafti ekzistues, i punuar nga grupi punues, është shqyrtuar dhe analizuar në detaje gjatë këtij takimi dhe si rezultat kanë dalë rekomandimet që do të merren parasysh në hartimin final të tij. 

Kryesuesi i Komisionit, Gashi, ka falënderuar grupin punues për kontributin e tij në draftimin e kësaj rregulloreje, e cila është e një rëndësie të veçantë për funksionalizimin e punës së arkivave të sistemit prokurorial të Kosovës.