Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 30 qershor 2020 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesja e tij, Radica Milic, ka mbajtur takimin e radhës.

Me këtë rast, kryesuesja Milic njoftoi anëtarët e këtij komisioni për takimin e zhvilluar me Grupin punues për vlerësimin e proceseve të punës në administratën e sistemit prokurorial dhe hapat e planifikuar për t’u realizuar nga ana e këtij grupi punues.

Ky komision shqyrtoi edhe tri raporte statistikore të hartuara nga Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë që kanë të bëjnë me realizimin e normës orientuese të prokurorëve, lëndët e pranuara dhe të zgjidhura për periudhën janar-maj 2019, si dhe raportin krahasues për lëndët e pranuara dhe të zgjidhura për periudhën janar-maj 2019-2020.