Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet drafti i Udhëzimit administrativ për menaxhimin e shpenzimit të parasë publike

Prishtinë, 19 qershor 2020 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i tij, Prokurori Zejnullah Gashi, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin morën pjesë përfaqësues të Departamentit për Buxhet, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme dhe të Zyrës Ligjore të Sekretariatit.

Në këtë takim u diskutua drafti i Udhëzimit administrativ për menaxhimin e  shpenzimit të parasë publike në sistemin prokurorial të Kosovës.

Pjesëmarrësit e takimit diskutuan edhe tema të tjera, siç janë: menaxhimi i buxhetit dhe financave, planifikimi i shpenzimeve dhe kërkesat, menaxhim i kontratave, kërkesat për shërbime dhe furnizime, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me këtë draftudhëzim administrativ.