Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisionit për Administrimin e Prokurorive ka mbajtur takimin e radhës

Prishtinë, 22 maj 2020 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesja e tij, Prokurorja Radica Milic, ka mbajtur takimin e radhës.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i raportit të hartuar nga Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive për saktësinë e shënimeve të raporteve statistikore të SMIL-it, shqyrtimi i raportit të punës së Komisionit për tremujorin e parë të vitit 2020 si dhe  çështje të ndryshme në kompetencë të Komisionit.

Komisioni gjatë takimit vlerësoi se të gjeturat e raportit krahasues për saktësinë e raporteve statistikore të SMIL-it janë mjaft të rëndësishme veçanërisht në këtë fazë kur synohet në kalimin e raportimit elektronik të statistikave për punën e Prokurorit të Shtetit.

Komisioni vlerësoi se përkundër ndikimit të pandemisë së COVID-19 në punën e Komisionit, megjithatë raporti tremujor i punës së Komisionit tregon për angazhimin e këtij komisioni në realizimin e aktiviteteve të përcaktuara me planin e punës.