Zëvvendëskryesuesi i KPK-së merr pjesë në konferencën “Ditët e Gjyqësorit”
Prishtinë, 17 nëntor 2023- Zëvendëskryesusi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.Veton Shabani, ka marrë pjesë në aktivitetin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës “Ditët e Gjyqësorit”.
Gjatë fjalës së tij, z.Shabani vlerësoi lart këtë organizim, i cili dëshmon seriozitetin, përkushtimin dhe profesionalizmin e sistemit gjyqësor.
Tutje, z. Shabani potencoi bashkëpunimin e mirëfilltë në mes të sistemit prokurorial dhe atij gjyqësor, jo vetëm të bazuar në obligimet ligjore, por edhe në vullnetin e përbashkët për luftimin e kriminalitetit, krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët dhe ngritjen e besimit të publikut.
Në fund, z.Shabani, shprehu përkushtimin e tij për vazhdimin e punës drejt fuqizimit të performancës së sistemit prokurorial dhe atij gjyqësor, duke zhvilluar hetime më cilësore, aktakuza kualitative dhe dënime gjyqësore të drejta e meritore, duke pasur gjithmonë në vëmendje misionin tonë, i cili në fokus ka qytetarin e Republikës së Kosovës.